Kush jemi ne?

Shoqata edukativo fetare "Drita" nga Malmö Suedi daton prej fillimit të viteve të 90-ta.

Prej fillimit e deri më sot Drita meret me organizimin e jetës edukativo fetare të mërgimtarëve shqiptarë dhe etnive të tjera.

Në lokalet e shoqatës falen pesë kohët e namazeve, hutbeja e xhumasë, mësim leximi i Kuranit dhe shumë aktivitete të tjera edukative dhe argëtuese si për fëmijë ashtu edhe për të ritur.

Aktivitetet zhvillohen në gjuhën shqipe dhe suedeze si për meshkujt ashtu edhe për femrat.

Shoqata është e hapur për të gjithë pa dallim moshe, gjinie dhe etnikumi.

Qëllimi kryesor i Dritës është edukimi i rinisë, vetdijësimi dhe integrimi në jetën shoqërore në Suedi për të gjithë bashkëkombasit tonë.

Xhamia "Drita" 2017

Kommentera

E-postadressen publiceras inte. Obligatoriska fält är märkta *