JSN Teki - шаблон joomla Оригами

Që në ardhjen e Islamit, pabesimtarët kurrë nuk kanë pushuar në thurrjen e intrigave e komp­loteve kundër këtij umeti të çmuar, duke dashur që të injektojnë helmin e mosbesimit, devijimit dhe degradimit të moralit. Nga kjo armiqtë e Islamit kërkuan që të korruptojnë vlerat dhe besimin e djemve dhe të vajzave në Islam, aq sa kërkuan që Libri i Allahut dhe sunneti i Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, të mos jenë burim i udhëheqjes dhe legjis­la­cionit në vendet e ndryshme islame. Gjatë kë­ty­re katërmbëdhjetë shekujve të Islamit, disa prej kom­ploteve të pabesimtarëve kanë pasur suk­ses!

Në fund të dekadës së parë të shekullit të pesëmbëdhjetë islam (1410-1411/1990-1991), bota ishte dëshmitare e një ristrukturimi total të tablosë së saj socio-politike; një ristrukturim që përsëri kishte synim përplasjen me botën isla­me. Me shkatërrimin e Rusisë komuniste si një forcë mbizotëruese botërore, ishte Islami dhe tokat islame që u bënë objektivi kryesor për sulm ekonomik, ideologjik dhe ushtarak i Rendit të Ri Botëror; kultura mbizotëruese e tanishme. Në bazë të influencës që kishin, ato ishin fillet e Kryqëzatave të dyta! Si pasojë: “Sot, muslimanët përballen me një sulm barbar nga armiqtë e tyre - hebrenjtë, të krishterët, ateistët, sekularistët e të tjerë. Tokat islame po pushtohen nga forma të llojllojshme të mos­besimit dhe devijimit. Anembanë tokave islame po fryjnë erërat e dëshirave e të korrupsionit, preferenca këto që nuk mund t’i dijë askush tjetër pos Allahut, Zotit të krijimit. Mbështetur nga një plan global djallëzor ashtu siç është ndihma e pakufizuar financiare, sulmon dhe ka për qëllim dominimin dhe hegjemoninë mbi botën islame; duke e ndarë atë; duke e sulmuar kulturalisht dhe moralisht duke e prishur imazhin e vërtetë të fesë islame. Prandaj, ndalja e këtij sulmi është në mesin e prioriteteve të thirrjes islame (da’uah) dhe kthimi i goditjes ndaj tij me çdo mjet legjitim.[1]

“O besimtarë! Mos zgjidhni për miq dhe këshilltarë të afërt njerëz të tjerë jashtë gjirit tuaj; ata nuk ngurrojnë që t’ju bëjnë dëm. Ata dëshirojnë që të vuani. Urrejtja shfaqet në gjithçka që del prej gojës së tyre, kurse ajo që fshehin në zemrën e tyre, është edhe më e madhe. Ne jua kemi shpjeguar vargjet (e Kur’anit), nëse jeni njerëz që kuptoni.” (Ali imran: 118)

[1] Bejen ue Teuhid (f. 9-10). Shejh Abdul-Aziz bin Bazi e ka thënë këtë si pjesë e vërtetimit të tij për librin (f.15): “Çdo fjalë ishte në vendin e duhur.”

Marrë nga libri: "Sulmi ideologjik"
Botoi: Shoqata Islame ”AL NOUR – DRITA” www.Drita.se
Autor: Shejh Abdul Aziz ibën Baz

Shko lart