JSN Teki - шаблон joomla Оригами

Këto janë disa prej frutave që vilen nëse kërkojmë falje dhe disa prej përfitimeve të kësaj bote. E sa për botën tjetër, përfitimet e kërkimit të faljes janë të mëdha e të paimagjinueshme.

Sipas sunnetit, janë shumë hadithe të Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, që na inkurajojnë të kërkojmë falje dhe e bëjnë të qartë përfitimin prej saj. Një prej tyre është hadithi nga Enes bin Maliku, radiallahu anhu, që në mesin e atyre që e kanë transmetuar është edhe Tirmidhiu. Ai thotë: “I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë: ‘Allahu i Lartësuar ka thënë: O biri i Ademit! Për aq sa ti më lutesh mua dhe shpreson tek Unë, Unë do të të fal për të gjitha ato që ke bërë dhe nuk brengosem për to. O biri i Ademit! Nëse sasia e mëkateve të tua do të ishte deri lart në qiell, e nëse do të më kërkoje falje, Unë do të të falja. O bir i Ademit! Nëse do të më vije me mëkate që e mbushin tokën, mirëpo nuk më shoqëron askë në adhurim, përsëri do të të falja.”

Argumenti në këtë hadith kudsijj për cilësinë e shkëlqyer të kërkimit të faljes, është në fjalinë e dytë.

“O biri Ademit! Nëse sasia e mëkateve të tua do të ishte deri lart (‘anaan) në qiell...”, kuptimi i fjalës “anaan” i qiellit, thuhet se ka kuptimin e reve në qiell, ose ka kuptimin e gjithë hapësirës qiellore që mund të na shohë syri.

Kështu që sado që mëkatet të jenë të shumta, të llojllojshme dhe monstruoze, Allahu i Lartësuar e falë robin e Tij nëse ai kërkon falje prej Tij.

Gjithashtu një hadith që lidhet me temën e kërkimit të faljes është hadithi i Ebu Hurejres, që e transmeton Buhariu, ku Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Pasha Atë në duart e të Cilit është shpirti im, unë kërkoj falje prej Tij dhe pendohem tek Ai më shumë se shtatëdhjetë herë në ditë.”

Pejgamberit, salallahu alejhi ue selem, Allahu ia pati falur të gjitha mëkatet e shkuara dhe të ardhshmet, ndërsa ai, salallahu alejhi ue selem, akoma vazhdonte të kërkonte falje tek Ai më shumë se 100 herë në ditë. Me të vërtetë, ashtu siç ka thënë edhe Ibni Umeri, radiallahu anhu: “Ndodhte që numëronim se sa herë kërkonte falje dhe ndodhte që në një takim të vetëm ai thoshte: ‘E lus Allahun të më falë dhe pendohem tek Ai’  më shumë se 70 herë.” Kështu, ai, salallahu alejhi ue selem, në mënyrë të vazhdueshme kërkonte falje dhe i kushtonte kujdes të veçantë kësaj vepre.

Një tjetër hadith që tregon mrekullinë dhe rëndësinë e madhe të kërkimit të faljes, transmetohet nga Muslimi në sahihun e tij nga Ebu Hurejre, radiallahu anhu, ku Pejgamberi, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Pasha Allahun! Nëse ju nuk do të bënit mëkate, Allahu do t’ua merrte shpirtin dhe do të sillte njerëz të tjerë që do ta lusnin Allahun për falje dhe Ai do t’i falte ata.”  Ai do të ta merrte shpirtin, dhe do të sillte një njeri tjetër që do t’i lutej Allahut për falje, e Ai do ta falte atë - kjo tregon se sa shumë Allahu i Lartësuar e do kërkimin e faljes dhe se Ai i do ata që kërkojnë ndihmë prej tij.

________________________________

Transmeton Тirmidhiu ndërsa hoxha i nderuar Albani e klasifikon si hadith të mirë.

Në transmetimin e Buhariut teksti është: “...më shumë se 70 herë. Në transmetimin e Tirmidhiut është: “Kërkoj falje nga Allahu njëqind herë në ditë. Es-Sahih, nr. 556.

Përgaditi: Shoqata Islame ”AL NOUR – DRITA” www.Drita.se

Shko lart