JSN Teki - шаблон joomla Оригами

Allahu i ka nderuar dhe lartësuar njerëzit që e posedojnë këtë dije dhe e ka ngritur pozitën e tyre shumë lart. Ai ka bërë që ata të dëshmojnë për njëshmërinë e Tij me devocion të sinqertë:

“Allahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dije-tarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit.” (Ali Imran: 18)

Njerëzit e dijes e dëshmojnë njëshmërinë e Allahut bashkë me engjujt - Melaiket, alejhimu-selam, dhe dijetarët konfirmojnë njëshmërinë e Allahut me adhurim të sinqertë ndaj Tij, se Ai është Zoti i botërave, Zoti i vërtetë që meriton të adhurohet dhe adhurimi i dikujt tjetër përveç Tij është i pavlerë dhe i kotë.

Vetëm ky pohim është i mjaftueshëm për të dëshmuar se sa të ngritur janë ata sipas faktit se Allahu i ka bërë dëshmitarë për njëshmërinë e Tij dhe se askush tjetër nuk duhet të adhurohet pos Tij.

Allahu i Lartësuar e ka sqaruar qartë se askush nuk është i barabartë me ta: “Thuaj: “A janë të barabartë ata që dinë dhe ata që nuk dinë?” Por, vetëm të zotët e mendjes marrin mësim.” (Ez-Zummer: 9)

Allahu i Plotfuqishëm dhe i Madhërishëm thotë: “A është i njëjtë ai që e di se ajo që t’u shpall ty nga Zoti yt është e vërtetë, me atë që është i verbër? Vetëm njerëzit e arsyeshëm që kanë mendje të shëndoshë e kuptojnë të vërtetën.” (Er-Rrad: 19)

Kështu, njerëzit e dijes dhe injorantët (të paditurit) nuk janë njësoj. Njeriu që di për të vërtetën që ka shpallur Allahu, si udhërrëfyes dhe rrugë për sukses, nuk është i barabartë me atë që është i verbër sa i përket kësaj rruge dhe kësaj diturie. Është dallim i paskaj mes të diturit dhe injorantit. Dallimi është mes atij që di të vërtetën dhe i bindet duke ecur nën dritën e saj duke vepruar sipas udhëheqjes së saj deri sa e takon Zotin e tij duke arritur suksesin me fisnikëri; si dhe atij që është i verbër dhe nuk e përfillë këtë rrugë duke ndjekur dëshirën e tij e kështu duke pasuar shejtanin.

Këto dy grupe nuk janë të ngjashme. Allahu qartë ka shpallur se Ai i ngre pozitat e dijetarëve sipas ndikimit që ata kanë tek njerëzit dhe përfitimin e madh që ata kanë prej tyre. Si rrjedhojë shumë dijetarë kanë thënë: “Çka është më me vlerë se sa ndikimi i tyre tek njerëzit! Çka është më e dëmshme se sa ndikimi i njerëzve tek ata!”

Të mirat që njerëzit mund të marrin prej tyre është drejtimi në rrugën e drejtë dhe udhë-heqja drejt së vërtetës, duke u munduar dhe siguruar se udhëzimi do t’iu vijë - e këto janë të mirat që mund t’u vijnë prej tyre. Allahu1 i falënderon ata, e gjithashtu besimtarët janë mirënjohës ndaj tyre për punën me vlerë që ata bëjnë.

___________________________________________

1 Kjo do të thotë se Ai i shpërblen ata dhe ua falë mëkatet.

 

Marrë nga libri: Dituria
Botoi: Shoqata Islame ”AL NOUR – DRITA” www.Drita.se
Autor: Ibën Baz
Përgaditi: Shoqata “Al Nour Drita” – www.Drita.se

Shko lart