JSN Teki - шаблон joomla Оригами

Në vazhdën e këtij realiteti të zymtë dhe pavarësisht nga intensiteti i këtij sulmi, daveti dhe rigjallërimi i Islamit vazhdon të lulëzojë dhe të rritet - e për këtë lavdërimi i takon vetëm Allahut. Megjithatë, përkrah kësaj rritjeje armi­qtë i kanë intensifikuar përpjekjet e tyre për ta shtypur këtë rigjallërim.

Prandaj tani është koha që muslimanët në mënyrë reciproke duhet të bashkëpunojnë me njëri tjetrin, në mënyrë që të bëhen një dorë e vetme kundër armiqve të tyre dhe t’i shfuqizojnë sulmet që po iu bëhen atyre, besimit (akides) si dhe tokave të tyre. Allahu i Lartësuar, thotë: “Jobesimtarët janë miq e mbrojtës të njëri-tjetrit. Nëse nuk veproni ashtu siç jeni urdhëruar, do të bëhet ngatërresë dhe shkatërrim i madh në Tokë.” (el-Enfal: 73)

“Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi!” (el-Maide: 2)

Vetëm përmes këtij bashkëpunimi, këshillave të sinqerta reciproke, duke u orvatur për të kultivuar brenda ummetit zërin e besimit (imanit) dhe veprimeve të drejta - duke e zbu­kuruar këtë orvatje dhe kultivim me durim (sabër) - do të kompletohet daveti dhe thirrja për rigjallërimin e Islamit si dhe do të japë rezultatet e dëshiruara dhe frutet e pritura. Gjithashtu është e obliguar që ky davet dhe rigjallërim në mënyrë të vendosur të mbështetet në thirrjen për një kthim në Librin e Allahut dhe Sunet dhe në ato gjëra që janë pajtuar paraardhësit tanë besimtarë të këtij ummeti. Ajo që është esenciale për ata që janë përfshirë në këtë gjë ka të bëjë me atë kur rriten diferencat e mendimeve mes muslimanëve - që në mënyrë të paevitueshme do të ndodhte - e ata duhet të mbështesin etiketimet e diferencave (adabul hilaf); duke iu siguruar që rigjallërimi i Islamit nuk duhet të margjinalizohet apo të vendoset në binarë devijimi sipas teorive provinciale - ndonëse mendojnë që kanë rëndësi në Islam - megjithëse ka prioritete më të rëndësishme. Kjo mënyrë e të vepruarit vetëm mund të shërbejë për dobësimin e mëtejshëm të këtij ummeti tashmë mjaft të brishtë, t’ia zërë frymën davetit dhe të pengojë ndihmën dhe fitoren (nusreh) që Allahu ua ka premtuar muslimanëve; që Ai, i Lartësuari, ka garantuar që e ardhmja i takon Islamit duke thënë: “Allahu u ka premtuar atyre prej jush, që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, se do t’i bëjë mëkëmbës në Tokë, ashtu si i ka bërë ata para tyre dhe që do t’ua forcojë fenë e tyre, me të cilën Ai është i kënaqur dhe që frikën do t’ua shndërrojë në siguri. Le të më adhurojnë Mua e të mos Më shoqërojnë asgjë (në adhurim). Sa për ata që, pas kësaj, mohojnë (besimin), pikë­risht ata janë të mbrapshtët.” (en-Nur: 55)

“Ata dëshirojnë që ta fikin dritën e Allahut me gojën e tyre, por Allahu e përsos dritën e Vet, edhe nëse (këtë gjë) e urrejnë jobesimtarët. Allahu është Ai që e ka çuar të Dërguarin e Vet me udhërrë­fimin dhe fenë e së Vërtetës, për ta ngritur atë më lart se të gjitha fetë, edhe nëse nuk e pëlqejnë idhujtarët.” (es-Saff: 8-9)

I Dërguari i Allahut, salallahu alejhi ue selem, ka thënë:

“Me të vërtetë Allahu më ka prezantuar (grumbulluar) Tokën për mua, kështu që unë e pashë pjesën lindore e perëndimore; dhe vërtetë sundi­mi i ummetit tim do të mbërrijë gjithçka që më është prezantu­ar.”[1]

Ai, salallahu alejhi ue selem, gjithashtu ka thë­në:

“Kjo çështje do të arrijë çdo gjë që kapë nata dhe dita. Allahu nuk do të lërë as edhe një tullë të ndonjë shtëpie, as edhe një qime, që nuk do të hyjë feja në të, du­ke sjellë kështu nder apo përulësi; nder të cilin Allahu e ka dhuruar me Islamin apo përulje që e ka dhënë për pabesim­ta­rët”[2]

Ai, salallahu alejhi ue selem, përsëri ka thënë:

“Islami i jep lajme të gëzueshme këtij ummeti të ndershëm që janë mbi këtë to­kë, jep ndihmë, fitore dhe epërsi për fenë. Kushdo që vepron për këtë botë duke e harruar botën tjetër, nuk do të bëjë pjesë në atë (botën tjetër).”[3]

[1] Transmeton Muslimi (nr.2889) dhe Ebu Davudi (nr.4252), Theuban-i, radiallahu anhu.

[2] Sahih: Transmeton Ahmedi (4/103). Është deklaruar si hadith sahih nga hafidhi Abdul-Gani el-Mekdisi, në Dhikrul-Islam (1/166).

[3] Sahih: Transmeton el-Hakimi (4/311) nga Ubej ibën Ka’b, radiallahu anhu. Është deklaruar si hadith shih nga muhadithi i ditëve të sotme Shejh Muhamed Nasirud-Din el-Albani, në Sahihul-Xhemi (nr.2825).

Marrë nga libri: "Sulmi ideologjik"
Botoi: Shoqata Islame ”AL NOUR – DRITA” www.Drita.se
Autor: Shejh Abdul Aziz ibën Baz

Shko lart