JSN Teki - шаблон joomla Оригами

Hafëz ebul Kasim et-Taberani transmeton prej ibën Abasit r.a. se i Dërguari i Allahut sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:

“Me të vërtetë Allahu e ka krijuar Pllakën e ruajtur mirë (Levhi-Mahfudh) prej margaritarit të bardhë, faqet e saj janë prej rubinit të kuq, pena e saj është dritë (nur), shkrimet e tij janë dritë, Allahu çdo ditë ka treqind e gjashtëdhjetë momente në të cilat krijon dhe jep furnizim, bën të vdekur dhe jep jetë, lartëson dhe nënçmon dhe bën atë çfarë do.” (E përmend Taberaniu)

Ishak ibën Bishr transmeton se ibën Abasi r.a. ka thënë: “Në Levhi Mahfudh gjendet e shkruar: “La ilahe il-lAllahu vahdehu (Nuk ka zot tjetër që e meriton adhurimin përveç Allahut të vetëm), feja e Tij është Islami, Muhamedi sal-lAllahu alejhi ue sel-lem është Robi dhe i Dërguari i Tij; ai që beson në Allahun, që e konsideron të vërtetë premtimin e Tij dhe që e pason të Dërguarin e Tij sal-lAllahu alejhi ue sel-lem, atë do ta fusë në Xhenet.” Madje ka thënë: “Levhi-Mah¬fudh është pllaka prej margaritarit të bardhë. Ajo është e gjatë sa ka ndërmjet qiejve dhe tokës, e gjerë aq sa ka prej lindjes e deri në perëndim, skajet e tij janë prej margaritari dhe rubini, kapakët e tij janë prej rubinit të kuq, pena e Tij është dritë, fjalët e Tij e mbajnë Arshin, ndërsa përmbajtja e Tij është nën mbrojtjen e mele¬kë¬ve.” Enes ibën Maliku dhe të tjerë nga mesi i se¬le¬fëve thonë: “Levhi Mahfudh gjendet përpara Israfilit”, ndërsa Mukatili thotë se ajo gjendet në anën e djathtë të Arshit.

Përgaditi: Shoqata Islame ”AL NOUR – DRITA” www.Drita.se

Shko lart